Popular Posts
-
Dhelpra dhe lejleku Dhelpra thirrindë shtëpi Një lejlek, se kish gosti U shtruan ndën mësallë Dhe zunë bashkë të hanë Vetëm ...
-
Bretkosa e Shurdhër! Një tufë bretkosash po kërcenin gjithë gëzim dhe hare nëpër pyll, me atë kërcimin prej bretkose… Kur papritur dy...
-
Mullixhiu Jetonte diku e diku një mullixhi i mirë. A e dini ju, o fëmijë se ç’është mullixhiu? Mund ta dini, mund të mos e dini. Kur the...
-
Shqiponja, sorra dhe bariu Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga z...
-
Mbreti dhe Fshatari Plak Një herë mbreti Matia, ndërsa kishte dalë për të parë se si rronte populli i tij i varfër, takoi një fshatar...
Blog Archive
Powered by Blogger.
lejleku
Dhelpra thirrindë shtëpi
Një lejlek, se kish gosti
U shtruan ndën mësallë
Dhe zunë bashkë të hanë
Vetëm një sahan me dhallë,
Tjetër gjellë nukë kanë,
Lejleku me sqep të gjatë
S'hëngri fare atë natë
Se zonja dhelpër s'e priti
Dhallët me vrap e gllabiti.
Po lejleku këtë dhunë
Q'i bëri dhelpra, nuk e harronte;
I tha një ditë:
"Të vish tek unë
Të hamë sonte."
"Zot, do të vij,
- tha zonja dhëlpër.
Me miqt'e mi
S'bëj naze tepër."
Dhe vate
Ndaj nate.
Lejleku mish bleu,
E vuri dhe e zjeu.
Copa-sopa kur e preu;
E vari në një shishe.
Që kishte lënë përdhe:
Erdhi ora që të rrinë.
Bashkë të han' e të pinë.
Dhelpra u gëzua,
Se ra erë mishi;
Lëvdoi miknë q'e grishi
Pastaj këmbëkryq u shtrua
Me gas të math atë natë.
I suall kastile
Mishtë në botile
Me fyt të ngusht' e të gjatë,
Ku qeft i zogut shkon më tepër
Po jo dhe goja që ka një dhelpër.
Po jo dhe goja që ka një dhelpër.
Për këtë shkak
Dhelpra s'hëngri dot aspak,
S'vuri dot mish në dhëmballë
Dhe iku me bishat në shalë.
Ju që punoni
Tekdo me dhunë,
Të tillë punë
Do të pësoni.