Popular Posts
-
Dhelpra dhe lejleku Dhelpra thirrindë shtëpi Një lejlek, se kish gosti U shtruan ndën mësallë Dhe zunë bashkë të hanë Vetëm ...
-
Bretkosa e Shurdhër! Një tufë bretkosash po kërcenin gjithë gëzim dhe hare nëpër pyll, me atë kërcimin prej bretkose… Kur papritur dy...
-
Mullixhiu Jetonte diku e diku një mullixhi i mirë. A e dini ju, o fëmijë se ç’është mullixhiu? Mund ta dini, mund të mos e dini. Kur the...
-
Shqiponja, sorra dhe bariu Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga z...
-
Mbreti dhe Fshatari Plak Një herë mbreti Matia, ndërsa kishte dalë për të parë se si rronte populli i tij i varfër, takoi një fshatar...
Blog Archive
Powered by Blogger.
lejleku
Dhelpra thirrindë shtëpi
Një lejlek, se kish gosti
U shtruan ndën mësallë
Dhe zunë bashkë të hanë
Vetëm një sahan me dhallë,
Tjetër gjellë nukë kanë,
Lejleku me sqep të gjatë
S'hëngri fare atë natë
Se zonja dhelpër s'e priti
Dhallët me vrap e gllabiti.
Po lejleku këtë dhunë
Q'i bëri dhelpra, nuk e harronte;
I tha një ditë:
"Të vish tek unë
Të hamë sonte."
"Zot, do të vij,
- tha zonja dhëlpër.
Me miqt'e mi
S'bëj naze tepër."
Dhe vate
Ndaj nate.
Lejleku mish bleu,
E vuri dhe e zjeu.
Copa-sopa kur e preu;
E vari në një shishe.
Që kishte lënë përdhe:
Erdhi ora që të rrinë.
Bashkë të han' e të pinë.
Dhelpra u gëzua,
Se ra erë mishi;
Lëvdoi miknë q'e grishi
Pastaj këmbëkryq u shtrua
Me gas të math atë natë.
I suall kastile
Mishtë në botile
Me fyt të ngusht' e të gjatë,
Ku qeft i zogut shkon më tepër
Po jo dhe goja që ka një dhelpër.
Po jo dhe goja që ka një dhelpër.
Për këtë shkak
Dhelpra s'hëngri dot aspak,
S'vuri dot mish në dhëmballë
Dhe iku me bishat në shalë.
Ju që punoni
Tekdo me dhunë,
Të tillë punë
Do të pësoni.
Shqiponja, sorra dhe bariu
Nje shqiponje shigjetoi me vrull nga nje shkemb i larte dhe rembeu nje qengj. Nje sorre qe e pa, plasi nga zilia dhe deshi te bente edhe ajo te njejten gje. U ul me zhurme dhe qendroi mbi nje dash. Po iu pleksën thonjte ne leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahe me force, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi prane, e zuri dhe i preu ca pende. Ne mbremje e mori me vete dhe ua shpuri femijeve.
Kur ata e pyeten se c'lloj zogu ishte ky, ai iu pergjigj:
- Eshte nje sorre, qe e mban veten per shqiponje.
Morali dhe domethenia e fabules eshte ky: Kush shkon pa mend, per te arritur me te medhenjte se vetja, ben gjithfare marrezish, dhe pervec fatkeqesive qe peson, behet edhe qesharak.
Bretkosa e Shurdhër!
Një tufë bretkosash po kërcenin gjithë gëzim dhe hare nëpër pyll, me atë kërcimin prej bretkose… Kur papritur dy prej tyre ranë në një gropë të thellë. Të gjitha bretkosat e tjera u grumbulluan rreth gropës për të parë nëse mund t’i ndihmonin shoqet e tyre. Por kur panë se gropa ishte shumë e thellë, me drojtje dhe frikë fIlluan t’u thonin shoqeve të tyre se nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar dhe se të dilje që aty, ishte thuajse e pamundur. Kështu që bretkosat duhej të përgatiteshin për të pranuar fatin e tyre; vdekjen që e kishin kaq afër. Jo të gatshme për ta pranuar këtë fat të tmerrshëm, bretkosat filluan të hidheshin me sa kishin fuqi per te dal. Bretkosat prej lart bërtisnin nga larg se nuk kishte asnjë shpresë për të dalë që ande dhe t’u jepnin fund përpjekjeve të kota. Por bretkosat filluan të hidheshin edhe më fort dhe pas disa orë përpjekjesh të dështuara u këputën fare. Më në fund njëra nga bretkosat duke u shkuar pas thirrjeve të shoqeve të saj u dorëzua. E dërmuar dhe e dëshpëruar, ajo e pranoi fatin dhe ngordhi. Bretkosa tjetër filloi të hidhej edhe më fuqishëm, megjithëse ishte tej mase e lodhur. Bretkosat nga lart filluan sërish të bërtisnin duke i thënë që ajo t’u jepte fund mundimeve e dhimjeve dhe të ngordhte e qetë ashtu si ngordhi shoqja pranë. Por bretkosa e rraskapitur, vazhdonte të hidhej akoma, dhe ja – ndodhi mrekullia e mrekullive. Së fundi ajo bëri një kërcim aq të lartë sa doli nga gropa. Të mahnitura, bretkosat e tjera filluan të festonin dhe të gëzoheshin për këtë mrekulli dhe e rrethuan të gjitha duke e pyetur se si e arriti një gjë të tillë.
“Po përse hidheshe aq fort kur ti e shihje se të dilje nga gropa, ishte thuajse e pamundur?” Duke e lexuar në buzët e tyre atë që po thonin shoqet e saj, bretkosa tashmë e lodhur, e gëzuar dhe krenare në të njëjtën kohë, u sqaroi se ishte e shurdhër dhe se kur shikonte shenjat dhe të bërtiturat e tyre, mendonte se ishin të gjitha fjalë inkurajuese: “Jepi, forca, edhe pak, ti do t’ia dalësh mbanë!” Të gjitha këto fjalë që ajo i kishte marrë si fjalë inkurajuese, e ndihmuan që të hidhej gjithmonë e më fort, për të dalë që andej.
Kjo histori në dukje e thjeshtë, përmban një mësim shumë të madh dhe të rëndësishëm. Fjalët e mira, të buta e inkurajuese mund ta ndihmojnë dikë gjatë gjithë ditës. Mund ta nxjerrin nga gropa! Ndërsa fjalët e ashpra, lënduese e plangprishëse mund të jenë si një armë që shkatërron dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar më tej – madje dhe jetën e tyre. Këto fjalë, fjalë të thëna pa kujdes mund ta dobësojnë dhe zbehin largpamësinë e tjetrit dhe mund të kenë një ndikim të vazhdueshëm në mënyrën se si reagojnë njerëzit !....